Porosia e Policisë së Kosovës për ata që nuk janë duke i respektuar rregullat

Porosia e Policisë së Kosovës për ata që nuk janë duke i respektuar rregullat

Policia e Kosovës  pos luftimit të krimit, ata kanë për detyrë që ti ndalojnë edhe qytetarët e pandërgjegjshëm që nuk i respektojnë rregullat e karantinës, izolimit e ndalimit të qarkullimit në orare të caktuara. Së fundi janë detyruar edhe të ndalojnë qytetarë për shkelje të këtyre rregullave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një intervistë për InDoks, ka thënë se policia po ndëshkon qytetarët pasi këta të fundit nuk po i respektojnë rregullat.

Kelani tregon që në fillim kanë pasur pak vështirësi që ti pajisin policët me masa mbrojtëse, por tashmë e kanë kaluar këtë fazë. Por, tash kanë punë me qytetarët që s’po duan që ti respektojnë udhëzimet e ekspertëve, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

 

“Fillimisht ne nuk kemi pas qëllim ndëshkimin e qytetarëve  por njoftimin, vërejtjet dhe pastaj si fazë të tretë ndëshkimin, kemi shku edhe në masat ndëshkuese jemi detyruar të veprojmë edhe pse është primare shëndeti i qytetarëve dhe jo ndëshkimi i tyre jemi detyrë në disa raste të marrim masat ndëshkuese ku janë shqiptu janë hap disa raste për mos respektim të vendimeve sipas dispozitave shëndetësore dhe epidemisë, mund të them se fillimisht kanë qenë mbi 20 raste që janë hapur nga Policia e Kosovës , 40 perosna janë shoqëru në stacione policore, ky intensistet në 24 e fundit ka rënë janë hapur 18 raste me dikun 27 persona që janë shoqëruar në polici, nëse e marrim këto shifra shihet se kemi një trend te uljes së ratseve ka fillu të respektohet vendimi i insitucioneve dhe respketimi nga ana e qytetarëve, e dijimë që qytetarët kanë dëshirë të lëvizin dhe mund të vihet prap tek ndonjë mos respektimi i dispozitave të përcaktuar dhe kufizimve po e them që ne jemi në terren dhe duhet të marrim masa që të tejkalohet kjo situatë”, ka thënë Kelani për InDoks.