Porosia e Vlora Çitakut drejtuar Erdoganit

Porosia e Vlora Çitakut drejtuar Erdoganit

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, pasi presidenti turk Erdogan, e kërcënoi shefin e Qeverisë kosovare. Madje i ftoi qytetarët e Kosovës të protestojnë kundër tij.

Çitaku, përmes një statusi në rrjetin social Facebook,  shkruan se Parlamenti dhe qytetarët e Kosovës e zgjedhin kryeministrin.

“Parlamenti dhe qytetarët e Kosovës e zgjedhin kryeministrin. #KryeministriiKosovës #RamushHaradinaj. #Kosova #EU #USA”, ka shkruar Çitaku./Insajderi.com