Një ditë më parë, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se gruaja rome me inicialet Z.S, nuk dyshohet të ketë kryer asnjë vepër penale.

Kët" />

Portalet që ende nuk e kanë larguar lajmin e rrejshëm për gruan rome

Këtë konfirmim duket se nuk po e marrin parasysh disa portale të cilat ende nuk i kanë fshirë lajmet e rreme të cilat janë bërë për të.

Portali Ant. press kishte dezinformuar publikun ditën e djeshme, duke thënë se gruaja rome është mashkull dhe se po i  grabit fëmijët.

Në të njëjtën mënyrë kanë qenë raportimet edhe nga portalet si Tetova 1, OraInfo, Balkan Web, Sot News,  të cilat endë nuk janë fshirë.

Krejt kjo u bë virale nga nga një faqe e Facebook-ut, Lajthia e cila thuhet të jetë nën menaxhimin e 4 shqiptarëve që jetojnë në Suedi. Videoja e publikuar nga ta duket të jetë një ‘fake news’ e cila u bë virale në pak minuta duke e transformuar atë në një përbindësh që nuk bën asgje tjetër veçse grabitjen e fëmijëve.

Këto lajme të rreme kanë shkaktuar urrejtje ndaj saj, me ç’rast disa të panjohur në qytetin e Lipjanit dhe Ferizajit kanë ushtruar dhunë brutale ndaj saj.