fbpx

Portali i RTK-së zbulon një agjente ruse në Kosovë

Portali i RTK-së zbulon një agjente ruse në Kosovë

Portali i televizionit publik, ka publikuar një artikull që i dedikohet komplet Dragan Trifkoviqit, e cila sipas tyre, dyshohet të jetë një agjente ruse e nivelit të lartë, që vepron në Kosovë.

RTKlive.com ka publikuar këtë artikull duke u thirrur në dokumente të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, që thuhet se kanë të dhëna që janë bërë publike në fund të vitit 2016, për këtë agjente.

Por portali i televizionit publik nuk e ka bërë të ditur se ku janë publikuar këto të dhëna. Megjithatë ka shkruar se  Trifkoviq është drejtuese e një rrjeti të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të inteligjencës së Rusisë.

“DT është drejtore e Qendrës për Studime Gjeostrategjike dhe njëkohësisht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillim. Njëkohësisht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska Stranka Srbije), e themeluar nga Vojisllav Koshtunica”, shkruan RTKlive.

Sipas RTK-së, ajo është ndër “kultivueset më të mëdha të propagandës që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në medie e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel”.

“ AKI ka evidentuar raste kur ajo e ka vizituar Kosovën, por në të gjitha rastet asnjëherë nuk është regjistruar në kufi, qoftë në pikat veriore 31 dhe 1, qoftë në Merdar”, shkruan RTKlive në storien e tyre të gjatë me fotografi dhe përshkrime të veprimtarisë së Triktoviqit./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi #DosjaGrande

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]