Përveç Osmanit, as Haradinaj e Hoxhaj nuk e përmenden UÇK-në

Përveç Osmanit, as Haradinaj e Hoxhaj nuk e përmenden UÇK-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kritikuar për mos përmendjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë një postimi në Facebook më 9 Prill, referuar thyerjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, 22 vite më parë.

Por, pos saj – as dy liderët opozitarë, Enver Hoxhaj e Ramush Haradinaj nuk e kishin përmendur UÇK-në në të gjitha postimit rreth betejave çlirimtare.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e kishte përmendur UÇK-në gjatë një postimi në Facebook për betejën e koshares.

Shqiptarët asnjëherë nuk pranojnë ndarjen e robërinë!

Njëzetedy vite më parë, u shemb me luftë kufiri mes Kosovës e…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, 9 April 2021

Gjithash, Enver Hoxhaj, nuk kishte përmendur UÇK-në, gjatë përkujtimit të betejës në Rakoc.

22 vite më parë, në Kaçanik, duke i dhënë goditjen e fundit armikut, në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc ranë heroikisht 28…

Posted by Enver Hoxhaj on Friday, 9 April 2021

Figura nga më të ndryshmet në Kosovë akuzuan Vjosa Osmanin për “injorimin” e UÇK-së.

Madje, zëra të ndryshëm e lidhnin edhe me ri-vendosjen e ‘flamurit dardan’ në zyrën e presidencës. /Insajderi.com