“Pos Thaçit e Veselit edhe Haradinaj refuzoi takimin me delegacionin nga Ministria e Drejtësisë

“Pos Thaçit e Veselit edhe Haradinaj refuzoi takimin me delegacionin nga Ministria e Drejtësisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se edhe Nasim Haradinaj e ka refuzuar takimin me delegacionin nga Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, ka thënë se “Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e refuzuan takimin me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë”.

“Jo vetëm Hashim Thaçi e Kadri Veseli, por nuk i ka taku as Nasim Haradinaj. Për këtë gjë më ka tregu Nasimi dhe ka thënë se qëllimi i mos takimit të tyre me Ministrinë e Drejtësisë ka qenë sepse ata nuk janë familjarët e tyre dhe ata nuk kanë kërkuar vizitë zyrtare”, ka thënë Klinaku në ATV.

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak

Klinaku po ashtu tha se Gjykata Speciale nuk do t’i lejojë ata që të mbrohen në liri.

“Gjykata Speciale qëllimisht i bën këto gjëra dhe i ka si procedura çdo dy muaj që të akuzuarit apo të paraburgosurit të mund të kërkojnë që të mbrohen në liri, mirëpo kur vjen çështja tek vendimi ata nuk do t’i lirojnë sepse qëllimi i tyre nuk është që ata t’i lejojë të mbrohen në liri, por qëllimi i tyre është që t’i mbajnë në paraburgim për shkak se iu nevojitët këtyre për të kryer disa procese politike”, pretendon Klinaku.

Ndërkohë, është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj dy ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Së fundi, ata të dy janë deklaruar në Hagë ku e cilësuan Gjykatën Speciale si “të përkrahur nga Qeveria e Serbisë”. /Shqip.com