Posta e Kosovës me pullë postare “Kujdes COVID-19!”

Posta e Kosovës me pullë postare “Kujdes COVID-19!”

Posta e Kosovës ka lanësuar pullën postare “Kujdes COVID-19”, e cila promovon parandalimin dhe luftimin e kësaj pandemie.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në Facebook, ku ka njoftuar lidhur me takimin e sotëm që zhvilloi me zyrtarë të lartë të Postës së Kosovës, të cilët i ka falënderuar për lansimin e kësaj pulle postare, që e ka vlerësuar si mirënjohje për angazhimin në luftën kundër Coronavirusit.

“Kjo është mirënjohje e veçantë për mua, për Ministrinë e Shëndetësisë, ku punonjësit janë të angazhuar me përkushtim maksimal duke kryer detyrat e përditshme dhe duke realizuar projektet për përmirësimin dhe avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë dhe është vlerësim për të gjithë ata që po japin kontribut në luftimin e pandemisë COVID-19.

Pulla postare “Kujdes Covid-19!” është edhe si mesazh për ndërgjegjësimin publik për respektimin e rregullave në parandalimin e virusit”, ka shkruar Zemaj. /Insajderi.com