Posta zgjedh kryeshefin

Posta zgjedh kryeshefin

Xhevet Smakiqi është krye-shefi i Postës së Kosovës.

Për përzgjedhjen e tij vendosi Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës, konform nenit 21 të ligjit për Ndërmarrjet Publike.

“Bordi ka udhëhequr një proces transparent, të drejt për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar, ndërsa ka përzgjedhur kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht, Xhevdet Smakiqin, i cili ka mbi 15 vite përvojë menaxhuese në Postën e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Posta vlerësoi që ky vendim do të ndikojë në përmirësimin e institucionit.

“Ky vendim do të ndikoi në përmirësimin e vendimmarrjes, e cila ka qenë që një vit pothuajse me ushtrues detyre si pozitë kyçe e ndërmarrje”. /Insajderi.com