“Posti i kryeministrit, koalicionet dhe vijat e kuqe të VV-së” – sonte në Insajderi intervistë me deputeten, Arbërie Nagavci

“Posti i kryeministrit, koalicionet dhe vijat e kuqe të VV-së” – sonte në Insajderi intervistë me deputeten, Arbërie Nagavci

Sonte duke filluar nga ora 19:00, drejtpërdrejt në faqen e Insajderit në Facebook, mund ta shikoni intervistën me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Çka thotë ajo për një koalicion të mundshëm mes LDK-së, PSD-së e AAK-së. Si do të veprojë Vetëvendosje në këtë rast?

Pse Vetëvendosjes është entuziaste për arritjen e një koalicioni parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës?

Përveç kësaj, Nagavci në intervistë për Insajderin flet edhe për deklaratën e Dardan Sejdiut për një koalicion të mundshëm, mes LDK-VV e PSD të cilin ai e përmendi ditë më parë. Deputetja i kundërpërgjigjet edhe Dardan Molliqajt i cili tha se VV dhe PDK janë të njëjta – janë parti të vetmuara.

A do të vazhdojnë takimet me Lidhjen Demokratike?

A është posti i kryeministrit përcaktues për koalicionin mes VV e LDK-së?

A do të ndikojë një emër i ri nga Lidhja Demokratike për kryeministër në dorëzimin e VV për postin e kryeministrit?

Më kë tjetër përveç PDK-së kanë vija të kuqe Vetëvendosje?

Kë mendojnë nga Vetëvendosje se do ta kenë rival kryesor në zgjedhje për nga aspekti i votave?

Na ndiqini sonte nga ora 19:00 në Insajderi, intervistë me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci./Insajderi.com

Nëse LDK hyn në koalicion me PSD e AAK – këtë veprim do t’a ndërmarr Vetëvendosje