Pozhari i reagon këshilltarit të Presidentit: Ju nuk e keni dert fatin e qytetarëve

Pozhari i reagon këshilltarit të Presidentit: Ju nuk e keni dert fatin e qytetarëve

Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj,  po bën thirrje të mos respektohen masat e vendosura kundër koronavirusit.

Ai përmes Facebook ka thënë se ky është rrezik serioz për shëndetin e popullatës dhe se rregullat duhet të vlejnë të njëjta si për të gjithë të tjerët.

“Të tillët, nuk brengosen për fatin e qindra e mijëra qytetarëve në këtë kohë pandemie të cilëve u janë ofruar të gjitha shërbimet nga Ministria e Shëndetësisë. Ata vetëm sa shpalosin mendësinë e tyre se njerëzit i shohin si emra dhe numra, e jo si vlera dhe si qenie njerëzore. Atyre iu intereson një emër i përveçëm që t’ia mundësojnë LDK-së formimin e qeverisë pa qenë të detyruar që të demaskohen deri në fund dhe votat t’ua sigurojë partneri “nën hije” dhe i vërtetë i koalicionit”, ka shkruar ai.

Ai e ka ftuar këshilltarin Behramaj që për transparencë, ta publikojë shkresën për mandatar drejtuar LDK-së.