
Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur rreth procesit për nominimin e kandidatit për kryeministër nga radhët e partisë së tij, shkruan Insajderi.
Haziri është shprehur se ka pasur ofertë për postin e kryeministri, mirëpo theksoi se nuk e ka parë veten në krye të qeverisë që pritet të formohet.
“Emri im e as profili im nuk përshtatet me këtë kabinet qeveritar… Nuk është se më kanë lutur shumë, por e kam bërë të ditur me kohë”, ka deklaruar Haziri në rtv Dukagjini, përcjell Insajderi.
Mes tjerash,ai ka theksuar se në zgjedhje e ka mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit pa dashur që vet të jetë pjesë e proceseve zgjedhore në këto kohë.