Pozita që do të mbajë Arbër Vllahiu në AAK

Pozita që do të mbajë Arbër Vllahiu në AAK

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar gazetari dhe këshilltari i ish presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu.

Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media ku kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka prezantuar aderimin e Vllahiut në këtë parti.

Arber Vllahiu ka thënë, se është nder për të që të jep kontributin për ndryshim të gjendje.

“Te AAK e kam parë adresën e duhur për të ndryshuar vendin, për ta zhvilluar atë dhe ndërtuar”, është shprehur Vllahiu.

Haradinaj ka thëne se Vllahiu nuk do të jetë në listë për deputetë por do të jetë në cilësinë e këshilltarit të tij.