Pranohen edhe 11 viktima në procesin gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Pranohen edhe 11 viktima në procesin gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Edhe 11 viktima janë pranuar për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të cilët po akuzohen për krime lufte, përcjell Insajderi.com.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Dhomave të Specializuara përmes një njoftimi të publikuar.

Sipas vendimit të publikuar, viktima 20/06 është viktimë indirekte e krimeve që pretendohet se janë kryer, kundër një anëtari të ngushtë të familjes së tij.

Kurse, në vendim, për viktimën 22/06 theksohet se është viktimë e krimeve të që dyshohet se janë kryer në një vend i cili nuk bëhet i ditur se ku, si burgim, arrest i paligjshëm ose arbitrat dhe ndalim dhe persekutim, kundër një anëtari të ngushtë të familjes së tij.

“Duke vënë në dukje se viktima 22/06 pretendon gjithashtu se fati i anëtarit të familjes së saj mbetet i panjohur edhe sot e kësaj dite, gjyqtari i procedurës paraprake kujton se fushëveprimi i akuzës për zhdukje me forcë është i kufizuar në incidentet specifike të përshkruara në aktakuzën e korrigjuar të konfirmuar dhe në viktimat e identifikuara aty dhe në listë Gjyqtari i procedurës paraprake vëren se anëtari i familjes së viktimës 22/06 nuk është në mesin e viktimave të përmendura dhe, për rrjedhojë, nuk bie nën sferën e akuzës për zhdukje me forcë, siç parashihet në aktakuzën e vërtetuar të korrigjuar”, njofton tutje Specialja në vendim.

Viktima 26/06 thuhet se është viktimë indirekte e krimeve që supozohet se janë kryer kundër viktimës 05/06.

Teksa, sa i përket viktimave 33/06, 34/06, 39/06, 40/06 dhe 41/06, thuhet se i takojnë së njëjtës familje dhe se janë viktima indirekte të krimeve që supozohet se janë kryer kundër një të afërmi (përndjekje, burgim/arrestim dhe ndalim arbitrar të paligjshëm, të tjera akte çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë) i cili përmendet në Aktakuzën e Konfirmuar të Korrigjuar.

Ndërkaq, viktimat 36/06, 37/06 dhe 38/06 në vendim thuhet se janë viktima të drejtpërdrejta të krimeve (burgim/arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë dhe persekutim) dhe janë emëruar si viktima.

Po ashtu, për këta të fundit, në vendim thuhet se kanë pësuar dëmtime fizike si mavijojse, lëndime dhe thyerje të krahëve, gishtave dhe dhëmbëve, dëmtim mendor si ç’rregullimit i stresit post-traumatik e humbje e kujtesës, si dhe dëm material (humbje të të ardhurave).

Viktimat 20/06, 22/06, 26/06, 33/06, 34/06 dhe 40/06 thuhet se kanë pësuar dëmtime mendore si trauma psikologjike, depresion, ankth, humbje, frikë, stres, etj.

“Për shkak të virtytit të qenit anëtarë të familjes së drejtpërdrejtë të viktimave të drejtpërdrejta; dhe viktimat 39/06 dhe 41/06, kanë pësuar dëmtim mendor për shkak të marrëdhënies së ngushtë me viktimën e drejtpërdrejtë”, thotë tutje vendimi.

Ndryshe, aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020.

Ata akuzohen se mes marsit 1998 deri në shtator 1999 së bashku me anëtarë tjerë kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar si dhe ushtruar kontroll mbi gjithë Kosovën përmes metodave të frikësimit, keqatrajtimit, ushtrimit të dhunës dhe eliminimit të paligjshëm të atyre që i konsideronin kundërshtarë./Insajderi.com