Prej kur Haradinaj nuk komunikon me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama?

Prej kur Haradinaj nuk komunikon me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama?

Që nga pranvera e 2019-s, Ramush Haradinaj nuk ka komunikuar me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Vet kryeministri në detyrë ka bërë me dije për Insajderi se që pas Samitit të Berlinit nuk ka komunikuar me Ramën.

Krejt kjo për shkak të debatit të ashpër që patën për çështjen e taksës, e idesë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

“…Diku në pranverë kur qe Samiti i Berlinit, prej atëherë më nuk kemi komunikuar bashkë, pas Samitit situata që ndodhi me çështjen e taksës, kërkesës për suspendimi e zhvillimet që patëm e debatit më nuk kemi komunikuar”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a i bie që mos komunikimi me Ramën paraqet thyerje të madhe mes Kosovës e Shqipërisë, Haradinaj ka deklaruar se ka komunikuar me të tjerët duke përmendur presidentin Meta, ministrat e deputetë të Kuvendit të Shqipërisë./Insajderi.com