Prej nesër Maqedonia e Veriut në orë policore

Prej nesër Maqedonia e Veriut në orë policore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar kërkesën e Komisionit për Sëmundje Infektive. Do të ketë 12 ditë orë policore në vendin fqinj, që do të fillojë nga nesër nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe vazhdon deri më 22 mars.

Pas kësaj date kryeministri Zoran Zaev, tha se do ta ndjekin situatën se si do të rrjedhë, duke përmendur se e kanë parasysh edhe atë që në prill nis edhe muaji i Ramazanit.

Zaev bënë apel për respektim të masave.

“Qeveria solli vendim. Vendimi është vendosje e orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00, duke filluar nga nesërmbrëma, pra 10 mars deri më 22 mars, pra diku 12 ditë. Do ta ndjekim këtë proces, gjitashtu e kemi parasysh se diku në prill nis agjërimi i Ramazanit, nisin festa të tjera. Vendimi ka edhe rol preventiv, përkundër shkaqeve të rritjes së numrave. Në mënyrë shtesë është vendosur kufizim për karantinë të detyrueshme shtetërore për bashkëqytetarët tanë që vijnë nga kontinenti i Afrikës” tha Zaev, raporton Insajderi.

Një ditë më parë, Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi orë policore në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të siç thanë rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.
Kurse, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë gjithë kohës në prononcimet për media deklaronte se situata është stabile dhe nuk ka nevojë për masa të reja restriktive. /Insajderi.com