Ndërmarrjet publike në vend që kontro" />

Prej “Prontos” tek Albin Kurti, historia e kapjes së bordeve nga politika vjen në InDoks

Prej “Prontos” tek Albin Kurti, historia e kapjes së bordeve nga politika vjen në InDoks

InDoks këtë të dielë transmeton dokumentarin “Bordet, nga kapja në kapje”, në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Ndërmarrjet publike në vend që kontrollohen nga borde që kryesisht emërohen nga Qeveria, por disa edhe nga Kuvendi, për krejt periudhën e pas pavarësisë së Kosovës ishin stërmbushura me militantë partish. Me njerëz të PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës e madje rendi u kishte ardhur që të çonin atje njerëz edhe partive të vocërra që herë pas herë i bashkoheshin këtyre partive nëpër koalicione qeveritare.

Publiku kishte pritur një qasje tjetër nga Qeveria e Albin Kurtit, e proklamuar edhe si Qeveria e Shpresës.

InDoks në këtë episod do të trajtoj fatin e bordeve të ndërmarrjeve publike. Kush e filloi lojën e pistë me emërime politike? Kush e vazhdoi atë? Kush i shndërroi ato në mekanizma për punësime partiake? Si u bë që bordet nga kapja politike të përfundojnë në një kapje tjetër politike?