Kur biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi, ishte emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi nga PDK-ja kishte kaluar në LDK, kishte dhënë një premtim të madh.
Kishte premtuar revolucion në fushën e bujqësisë.
“Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve. Nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë. Flas nëse mund të prodhohet”, kishte thënë ai.
Tre muaj pasi Kelmendi është emëruar në pozitën e zëvendëskryeministrit, dhe një muaj para se afati i biznesmenit për revolucion kalon, në fakt ka ndodhur një revolucion i biznesit të tij bujqësor.
Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka qindra mijëra euro grant nga buxheti i shtetit.
Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.
Sipas listës së plotë të shtatë kompanive kosovare që së bashku kanë përfituar mbi 1 milionë euro grante nga Ministria e Bujqësisë dhe Bujqësisë për zhvillim të projekteve të ndryshme që e ka siguruar Gazeta Fjala, shihet se biznesi i zëvendëskryeministrit ka fituar 150 mijë euro grante.
Kompania “Elkos” ka fituar me projektin “Investime në pajisje për përpunimin e mishit” në vlerë prej 298 mijë e 600 euro, pjesa prej 150 mijë euro është grant i ministrisë që do të paguhet nga buxheti i shtetit.
Nga grantet e Ministrisë më së shumti ka fituar kompania “Ada Group”, e cila i prin listës për nga vlera e projektit. Në projektin “Investime në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore”, kjo kompani prej 400 mijë eurove sa është në total projekti, ka përfituar grant 200 mijë euro kurse pjesa tjetër financim i vet kompanisë./Insajderi.com
Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]