Premtoi që nuk do ta lejonte asnjë person me librezë partie në borde, Kurti e shkel premtimin për militantët e VV-së

Premtoi që nuk do ta lejonte asnjë person me librezë partie në borde, Kurti e shkel premtimin për militantët e VV-së

Kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sa ishte në opozitë kishe premtuar se sapo ta merrte pushtetin do të zhdukte korrupsionin, nepotizimin edhe politizimin e bordeve.  Në fushatën e zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2017, Kurti kishte thënë se në zgjedhjet e ardhshme do ta ç’kaptet shtetit.

“Me këtë Qeveri u rrit numri i partive që e kanë kapur shtetin, por në zgjedhjet e ardhshme ne do t’i çkapim prej shtetit”, kishte deklaruar Kurti, në një prej tubimeve zgjedhore.

Ani pse kishte nënshkruar një dokumentacion si premtim të qeverisjes së lirë me shoqëritë civile, Kurti pas ardhjes në pushtet nuk e mbajti zotimin e tij disa vjeçar. Ai  shkarkoi bordet paraprake, duke i emëruar shumicën prej tyre antarë të vetë partisë.

 

Ish-udhëheqësi i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë, Abdullah Lala, është emëruar drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A. Ndërsa, anëtari i Vetëvendosjes, Artan Dermaku është zgjedhur para disa ditësh anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës” – Infrakos. Kujtojmë se Artan Dermaku në partinë e Kurtit ishte anëtarësuar në muajin gusht të vitit 2018.

Kryeministri në detyrë  nuk është ndalur me kaq. Ai ka emëruar edhe një tjetër njeri të Vetëvendosjes në bordin e një tjetër ndërmarrjeje. Bëhet fjalë për Mentor Hysenin. Ai është emëruar në pozitën Kryesues i Bordit Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

I njëjti në zgjedhjet e fundit për deputet të Kuvendit të Kosovës ka qenë kandidat nga radhët e LVV-së, por nuk kishte arritur të siguronte një ulëse.Qeveria në detyrë në Bordin e “Postës së Kosovës”, ka emëruar katër anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje: Mentor Arifajn, Kujtim Shalën, Sajmije Thaçin dhe Blerton Abazin.

Gjithashtu në Bordin e “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”, është emëruar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enis Berisha, i cili ishte edhe në bordin e kaluar, ish- kandidati për deputet i VV-së, Artan Dermaku si dhe ish-udhëheqësi i Qendrës së VV-së në Podujevë, Abdullah Lala.

Në lidhje me këto emërime në bordet e përkohshme, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar se u shkarkuan bordet e vjetra dhe u emëruan të reja me qëllim të ç’kapjes së shtetit dhe luftimin e korrupsionit.