
Kur me 15 korrik të vitit 2015 kryeministri serb tashmë i zgjedhur president, Aleksandar Vuçiq kishte vizituar Preshevën për herë të parë, atij i ishte ndarë një mirënjohje për të cilën ishte bërë shumë zhurmë.
Dy vite pas, letra e mirënjohjes të cilën e ka marrë nga kryetari i Preshevës atëkohë Ragmi Mustafa është e pavlefshme, sepse qeverisja aktuale ia ka shfuqizuar këtë mirënjohje.
Siç raporton televizioni publik, qeverisja e tanishme e Preshevës ia ka tërhequr këtë mirënjohje pasi Vuçiqi nuk i ka plotësuar kërkesat e shqiptarëve në këtë komunë dhe dy komunat e tjera të banuara me shumicë shqiptare, Preshevë dhe Bujanoc.
Madje autoritetet e reja në Preshevë akuzojnë ish-kryetarin Mustafa se e ka ndarë këtë mirënjohje pa u konsultuar me askënd.