Presidenca e Francës jepë detaje për takimin Macron-Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar Francën për të diskutuar me presidentin Macron në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenca e Francës jepë detaje për takimin Macron-Hoti

Presidenca e Francës ka njoftuar rreth takimit në mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti i mbajtur të martën.

Në këtë njoftim thuhet se është biseduar për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë si një element thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Me iniciativën e Presidentit Macron dhe Kancelares Merkel, do të mbahet një samit në 10 korrik me videokonferencë për të rihapur dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, i ndërprerë 18 muaj më parë, dhe t’i lejojë Bashkimit Evropian të lehtësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet ndër tjerash në njoftim

Samiti do të sjellë së bashku Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, Kancelaren Merkel, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Hoti, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borell si dhe Përfaqësuesin Special nga BE për dialogun, z. Mirosllav Lajçak.

Presidenti i Francës dhe Kryeministri i Kosovës gjithashtu diskutuan marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, veçanërisht thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe promovimin e Frankofonisë në Kosovë, thuhet në njoftimin e presidencës. /Insajderi.com/