Presidenca: Hapja e Ambasadës në Jerusalem është bërë me dekret të Thaçit

Presidenca: Hapja e Ambasadës në Jerusalem është bërë me dekret të Thaçit

Nga zyra e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, kanë reaguar pas hapjes zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, përcjell Insajderi.

Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit, ka thënë se hapja e kësaj ambasade është bërë me dekret të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

“Sqarim për media: Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem.

Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, ka shkruar Kupina në llogarinë e tij në Facebook.

Sqarimi i tij ka ardhur pas reagimeve kundër hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Bashkimi Evropian të hënën ka shprehur keqardhje për këtë vendim të Kosovës, pas sipas tyre “nuk është në vijë me qëndrimet e BE-së”.

Kundër këtij vendimi janë deklaruar edhe shtetet si: Turqia, Jordania e Palestina./Insajderi.com