Presidenca: Lajmi për dokumentin rreth “ndryshimit të kufijve” është i rremë

Presidenca: Lajmi për dokumentin rreth “ndryshimit të kufijve” është i rremë

Presidenca e Kosovës, ka thënë se lajmi se për një hartë “ndryshim kufijsh”, në të cilën u raportua se Qeveria e Sllovenisë ia ka dorëzuar Bashkimit Evropian “është i rremë”.

Bekim Kupina, këshilltari për Media i presidentes, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk mund të komentojmë “lajme të rreme”.

“Sido që të jetë, pas komunikimit me ta, përfaqësuesit e shtetit slloven kanë bërë të ditur se artikulli të cilit i referoheni ju është një lajm i rremë, ndaj ekzistenca e tij është mohuar nga autoritetet sllovene”, tha ai për Albanian Post.

Ai shtoi se një gjë e tillë është mohuar edhe nga Bashkimi Evropian.

“Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”. /Insajderi.com