Presidenca njofton për pjesëmarrjen e Thaçit në inaugurimin e Erdoganit

Presidenca njofton për pjesëmarrjen e Thaçit në inaugurimin e Erdoganit

Presidenca ka njoftuar se presidenti i vendit Hashim Thaçi me ftesë të presidentit të rizgjedhur të Turqisë Regjep Tayip Erdogan ka udhëtuar për në Turqi ku do të marrë pjesë në ceremoninë presidenciale të inaugurimit.

Në njoftimin për media thuhet se “Turqia ka luajtur rol të madh në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke kontribuar në rritjen e numrit të njohjeve dhe në anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare”.

Ndër tjera në komunikatën e presidencës thuhet se “Shteti turk vazhdon të jetë një aleat i rëndësishëm për Republikën e Kosovës”.

Pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të jenë mbi 20 presidentë dhe rreth 30 kryeministra shtetesh nga mbarë bota. /Insajderi.com