Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e para e shtetit nuk e ka rrogën 4 mijë euro.
Kështu i është përgjigjur analistit Nexhmedin Spahiu, i cili ka deklaruar se “paga e Osmanit është sa 40 pensione të nënës së saj”.
Madje ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e merr rrogën shumë më të vogël.
Kësisoj, Kupina tha se Osmani e ka rrogën 2 mijë e 700 euro dhe është i vetmi burim financiar që presidentja e ka.
“Në të kundërtën, Vuçiqi mund ta marrë zyrtarisht një pagë të një niveli tjetër, porse mbetet i lidhur me bandat kriminale sikurse edhe nivel të lartë të korrupsionit”, ka shkruar Kupina në Facebook. /Insajderi.com