Presidenca shpenzon 155 mijë euro për medalje – jep tenderin në mënyrë jo transparente

Presidenca shpenzon 155 mijë euro për medalje – jep tenderin në mënyrë jo transparente

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili shihet se është dorë lirë në dhënien e Medaljeve Presidenciale. Nuk po del të jetë kështu edhe në procedurat e furnizimit me to.

Përveç që dekorimet me këtë medalje nga ana e presidentit janë të mëdha edhe shpenzimet për tu furnizuar me to është mijëra euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpenzuar mbi 150 mijë euro për tu furnizuar me medalje presidenciale. Furnizimin me këto medalje nuk e kishte bërë sipas procedurave përkatëse.

Zyra Kombëtare e Auditimt në raportin e fundit ka gjetur se Zyra e Presidentit nuk iu kishte përmbajtur procedurave të planifikuara që të jetë transparente me dhënien e kontratës për “Furnizim me Medalje”, shkruan Gazeta Insajderi.

Në gjetjet  e raportit thuhet se “përkundër që ishte planifikuar në planin e prokurimit si procedurë e hapur, ishte zhvilluar procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”.

“Kontrata kornizë “Furnizim me Medalje” në shumë 155,000 euro përkundër që ishte planifikuar në planin e prokurimit si procedurë e hapur, ishte zhvilluar procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratën, duke negociuar me tre OE”.

Zyra e Prokurimit në Presidencë këtë veprim e ka arsyetuar me faktin  ka pasur kërkesa për lloje të ndryshme të medaljeve.

“Sipas zyrtarit përgjegjës të prokurimit, për shkak të kërkesës për lloje të ndryshme të medaljeve, karakteristikave teknike dhe artistike, si dhe afatit të shkurtër të ekzekutimit ishte zhvilluar procedurë e negociuar pa njoftimin për kontratë”, thuhet në këtë raport.

Andaj sipas Zyrës së Audimit ky anashkalim i presidencës ndikon në eliminim e konkurrencës së tregut, andaj i ka rekomanduar që inicimi i procedurave të prokurimit bëhet sipas planit të prokurimit dhe se procedurat e negociuara pa publikim përdoren vetëm në rastet e përcaktuara.

Presidenti Thaçi ka shpërndarë një numër të madh medalje presidenciale. Medaljet e tij kanë shkuar deri në Francë. Ai kishte dekoruar edhe ish-presidentin francez, Nikola Sarkozi.

Por medaljet e ndara nga ai nuk janë pranuar nga të gjithë personalitetet të cilave iu ndanë. Lista është e gjatë.

Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Rexhep Qosja, Veton Surroi me Kohën Ditore, Radio Kosova e Lirë, Rexhep Selimi, Hydajet Hyseni, familja e Komandant Drinit, e bashkëshortja e ish-drejtorit të RTK-së, Agim Zatriqi,  ishin disa prej atyre që i kthyen mbrapsht dekoratat, pasi nuk e konsideruan Thaçin të denjë as edhe për t’i nderuar. /Insajderi.com