Presidenca: Zyrtarët serbë po rrisin tensionet mes vendeve

Presidenca: Zyrtarët serbë po rrisin tensionet mes vendeve

Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas deklaratës së drejtorit të së ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara ndaj “sulmeve dhe përdhosjes së fundmi”.

Vela ka deklaruar se zyrtarët e Serbisë po rrisin tensionet në mes dy vendeve, njofton Insajderi.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se serbët janë duke vazhduar me fushatën e tyre ku po punojnë për dezinformata ndaj Kosovës.

Tutje, ka shtuar se Kosova është duke punuar prej shekujsh për ta dëshmuar përkushtimin për mbrojtjen e trashëgimisë.

“Kosova ka dëshmuar prej shekujsh harmoni ndër fetare dhe është e përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore-fetare”. /Insajderi.com