Presidenti çek: E dua Serbinë dhe popullin serb, nuk më pëlqen Kosova

Presidenti çek: E dua Serbinë dhe popullin serb, nuk më pëlqen Kosova

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, duket se e ka përjetuar rëndë humbjen e kombëtares së tij në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1 në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Derisa ka mbërritur të martën në Beograd, ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, Zeman në gjuhën angleze ka thënë “ E dua Serbinë dhe popullin serb”.

Më pas Zeman me zë më të ulët ka pëshpëritur “Dhe nuk më pëlqen Kosova”, ndërkohë kreu i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ia ka kthyer me “Faleminderit”.

Megjithatë kjo nuk është deklarata e vetme që presidenti çek ka bërë kundër Republikës së Kosovës, shkruan Express.

Ditë më parë teksa ka folur për një medium proserb, Zeman ka thënë që  Praga zyrtare edhe përkundër faktit që mund të jetë shumë e vështirë, mund të të tërheq njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

insjaderi.com