Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s

Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, kërkoi nga Serbia ta falë shtetin e tij pasi mori pjesë në bombardimet ndaj Beogradit në vitin 1999, të cilat nisën gjatë luftës së fundit në Kosovë, për ta parandaluar gjenocidin, transmeton Insajderi.

Këtë deklaratë Zeman e dha në një konferencë për medie, pasi priti në takim presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Serbia shprehu mbështetjen e saj për ne, dhe ne e bombarduam atë. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimet në ish Jugosllavinë. Ishte një gabim. Si burrë, do t’i kërkoja popullit serb të na falte”, u shpreh ai.

Ndërsa, presidenti Vuçiq, theksoi se dëshiron ta falënderojë Zemanin “për këto fjalë të mrekullueshme që ai ia drejtoi Serbisë”./Insajderi.com