Presidenti çek këshillon Vuçiqin të mos nënshtrohet para presionit për çështjen e Kosovës

Presidenti çek këshillon Vuçiqin të mos nënshtrohet para presionit për çështjen e Kosovës

Nuk mjaftoi që t’i kërkonte falje Serbisë për bombardimet e NATO-s më 1999, tash presidenti i Çekisë, Millos Zeman, ka këshilluar presidentin e këtij shteti, Aleksandër Vuçiq “të mos nënshtrohet para presioni”.

Këto sugjerime i ka bërë gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug.

“Kur bëhet fjalë për këmbënguljen e Serbisë për të mbrojtur interesat e saj shtetërorë dhe kombëtarë në zgjidhjen e problemit të Kosovës, ai thotë se këshillat e tij për Presidentin Vuçiq ishte që të mos i nënshtrohej asnjë presioni nga asnjë palë, si dhe të përpiqej të mbante marrëdhënie të mira me të gjithë partnerë të rëndësishëm”, ka shkruar Tanjug.

Presidenti çek që po kriitkohet në Rusi për “afërsi me Moskën”, ka kërkuar ndjesë për përfshirjen e vendit të tij në bombardimet e NATO-s.

Por, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Jakub Kulhanek, ka thënë të mërkurën për Gazetën Online Insajderi se fjalët e presidentit Zeman nuk janë pozicion i Republikës, derisa theksoi se politika e rajonit të Ballkanit Perëndimor është shumë e ndërlikuar. /Insajderi.com