Presidenti dhe zyrtar qeveritar që po marrin pjesë në paradën e LGBTI-së

Presidenti dhe zyrtar qeveritar që po marrin pjesë në paradën e LGBTI-së

Ka nisur më herët parada e parë e krenarisë së komunitetit LGBTI në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Policia janë të pranishëm në shesh për të evituar incidentet eventuale.

Përveç pjesëtarëve të këtij komuniteti, në përkrahje të paradës ka dalë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Por aty janë parë edhe zyrtar qeveritar, siç është ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha.

Organizatorët e kësaj parade kishin thënë se gjatë këtyre ditëve kanë marrë kërcënime, ndërsa policia e Kosovës kishte paralajmëruar se ka marrë të gjitha masat e sigurisë.