Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga shqiptarët e Malit Zi që të dalin masivisht në zgjedhje që do të mbahen të dielën.
Sipas Thaçit shqiptarët e Malit Zi përbëjnë një momentum shumë të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të Malit të Zi, njofton Insajderi.
Thaçi ka theksuar që përmes shfrytëzimit të drejtës për votë forcohet stabiliteti politik, paqja dhe siguria e tërë Ballkanit Perëndimor.
“Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com