Vitin e kaluar, kur u mbajt Parada e parë e Krenarisë në Prishtinë, presidenti Hashim Thaçi, kishte dalë deri tek Sheshi “Skënderbeu” ku ishte pikënisja e paradës për të dhënë mbështetjen e tij, por duke mos marrë pjesë në marshim.
Prezenca e tij në këtë ngjarje edhe pse vetëm simbolikisht, kishte bërë bujë, dhe presidenti Thaçi kishte garantuar se do të ishte një mbështetës i fortë i komunitetit LGBTI+. Madje kishte premtuar se viteve të tjera do të dilte dhe të merrte pjesë në Paradë.
Por kur Parada e dytë ndodhi sot me 10 tetor, presidenti i Kosovës nuk mori fare pjesë në Paradë. Ai nuk u ka pa askund. Përpos kësaj, presidenti i cili e propgandon vetën si një mbështetës i madh i komunitetit LGBTI+, këtë vit nuk ka shkruar asgjë në profilin e tij në Facebook.
Komentet negative dhe gjuha e madhe e urrejtjes duket se e ka penguar presidentit që të ofrojë mbështetje në gjuhën shqipe dhe në rrjetin social që përdorët më së shumti në Facebook.
Në vend të kësaj ai ka mbështetur organizimin e Paradës me një postim në Twitter dhe atë në gjuhën angleze. Ja postimi i tij:
Best wishes from #Yerevan, to people celebrating love and human rights in #Prishtina today for #PrishtinaPride. Last year I attended the event that highlights the equality for all in our republic, together with @UlrikeLunacek & @USAmbKosovo Delawie. #LGBTQ #inthenameoffreedom pic.twitter.com/6M3uMEfHSL
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 10, 2018