Presidenti i Maqedonisë së Veriut e uron në shqip Vjosa Osmanin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut e uron në shqip Vjosa Osmanin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për postin e ri, njofton Insajderi.

Këtë urim Pendarovski e bëri me anë të një postimi në Twitter, ku ka shkruar në gjuhën shqipe.

Ai tha se beson që bashkëpunimi midis dy shteteve do të vazhdojë me intensitet më të fuqishëm.

“Urime për Vjosa Osmanin, Presidentja e re e Republikës së Kosovës. Besoj se bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të vazhdojë me intensitet më të fuqishëm, në shpirtin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore”, ka shkruar Pendarovski. /Insajderi.com