Të premten presidenti i Qipros Nicos Anastasiades, ka thënë se pavarësisa e Kosovës është e paligjshme pas takimit që pati me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq .
Në një konferencë të përbashkët shtypi në Nikosia, Anastasiadis gjithashtu theksoi se “Qipro respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe rrugën e saj drejt BE”, transmeton Klan Kosova.
Qiproja është në mesin e pesë vendeve të Bashkimi Evropian që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, në mesin e tyre janë edhe Spanja Sllovakia, Rumania dhe Greqia.