
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të realizojë sot vizitën e tij zyrtare në Kosovë, njofton Insajderi.
Ai do të pritet nga homologia e tij, presidentja Vjosa Osmani, takim ky që do të zhvillohet nga ora 16:00.
Pas këtij takimi është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.
Kjo vizitë e presidentit Pahor në Kosovë vjen pas një publikimi të një “non paper” që i atribuohet Sllovenisë.
Sllovenia e ka demantuar autorësinë e një dokumenti të tillë. /Insajderi.com