
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për fatkeqësinë në Pairs, ku katedralja Notre Dame u përfshi nga një zjarr shkatërrues, shkruan Insajderi.
Ai ka ndarë dhembshurinë e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt!”
Kujtojmë se ndërtesa mbi 800 vite e vjetër u përfshi nga flakët sot.
Mendohet se zjarri është shkaktuar nga ndërtimet që po bëheshin afër saj./Insajderi.com