Presidenti i Zvicrës – Kurtit: Falë diasporës kosovare, vendet tona janë të lidhura fort

Presidenti i Zvicrës – Kurtit: Falë diasporës kosovare, vendet tona janë të lidhura fort

Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për pranimin e detyrës së re, njofton Insajderi.

Këtë letër urimi Parmelin e dërgoi në emër të Këshillit Federal të Konfideratës Zvicerane, ku tha se falë diasporës kosovare, këto dy vende qëndrojnë të lidhura fort.

“Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore, bazuar në besim të ndërsjellë. Falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, të dy vendet tona janë gjithashtu fort të lidhura si në aspektin njerëzor ashtu dhe kulturor. Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor janë interes i yni i përbashkët. Prandaj, vendi im ka qenë shumë i angazhuar për shumë vite në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit për zhvillim dhe në mbështetje të paqes”, ka shkruar ai në urim.

Parmelin në letër-urim thotë se pret që të vazhdojnë këtë bashkëpunim të mirë me Kosovën. /Insajderi.com