Presidenti kërkon hetim për lëndimet në mitingun e PD-së

Presidenti kërkon hetim për lëndimet në mitingun e PD-së

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh, përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Bashën, gjatë tubimit të hapjes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me anë të një deklarate për shtyp, Nishani uron shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Gjithashtu, Presidenti bën me dije se po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjvënëse për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj./TCh/