Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është informuar nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, për nisjen e xhamisë së re në kryeqytet, njofton Insajderi.
Tërnava, siç ka treguar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, e ka vizituar në presidencë për t’i dhënë informacione rreth fillimit të ndërtimit të këtij projekti të madh.
Thaçi nuk ka komentuar asgjë rreth debatit – i cili është ringjallur prapë – për këtë objekt fetar – që ka të bëjë me financimin, arkitekturën dhe vendin ku po ndërtohet.
“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës”, shkruan presidenti.
“Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova është atdhe i të gjithëve”./Insajderi.com