Presidenti i Kosovës e ka uruar presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale që u mb" />

Presidenti i Kosovës e cilëson “lajm të mirë” fitoren e Macron

Presidenti i Kosovës e cilëson “lajm të mirë” fitoren e Macron

Presidenti i Kosovës e ka uruar presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot.

Siç ka thënë Thaçi, fitorja e Macron është një lajm i mirë dhe fitore historike për Francën dhe Evropën, raporton Insajderi.

“Lajm i mirë dhe fitore historike për Francën dhe për Evropën. Urime Presidentit Emmanuel Macron”

Macron fitoi ndaj Le Pen në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Francës. Kandidati i Qendrës fitoi mbi 60 për qind të votave. /Insajderi.com