Presidenti kroat: Nëse merret paraysh “Ballkani i Hapur”, Kosova duhet të trajtohet e barabartë

Presidenti kroat: Nëse merret paraysh “Ballkani i Hapur”, Kosova duhet të trajtohet e barabartë

Zoran Milanoviq, president i Kroacisë – gjatë një konference për media bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Nëse Ballkani i Hapur merret parasysh atëherë Kosova duhet të trajtohet e barabartë.

Tha se Kroacia si anëtare e Bashkimit Evropian mund të komentoj “Ballkanin e Hapur”, në formë sipërfaqësore.

“Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë është, kushtimisht thënë, palidhje”, pohoi presidenti kroat.

Pikërisht, ai ka folur gjatë për Serbinë, duke pretenduar se “Beogradi e cilëson Zagrepin si armike”.

Por, thotë se do të dëshironte raporte të mira edhe me Serbinë, duke folur njëkohësish për dialogun Kosovë-Serbi.

U zotua se do të vazhdojë raporti miqësor ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Premtoi po ashtu se do të lobojë për pavarësinë e Kosovës, sidomos te vendet e Bashkimit Evropian që ende Kosovën shtet nuk e kanë pranuar.

Ato janë pesë shtete – bllokuese të perspektivës evropiane për Kosovën.

Por, Milanoviq theksoi se ka virtype në Kosovë që në Evropë nuk gjenden.

“Dëgjova që Kosova e ka numrin e të vaksinuarve më të madh sesa Kroacia”, lavdëroi ai. /Insajderi.COM