
Presidenti i Kosovës e ka kujtuar, Bajram Rexhepin, në trevjetorin e vdekjes së tij.
“Bajram Rexhepi ishte intelektual, humanist, diplomat dhe politikan shumë i vendosur”, ka shkruar Thaçi në Facebook, për kryeministrin e parë të pasluftës në Kosovë, njofton Insajderi.
“Ishte një figurë shembull e patriotizmit, i cili nuk e ndali asnjëherë kontributin për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës”, përshkruan Thaçi ish-bashkëpartiakun e tij.
“Ai dha kontribut shumë të madh në vijën e parë të frontit të luftës, duke shpëtuar qindra jetë të ushtarëve të UÇK-së dhe duke iu mundësuar atyre që të ktheheshin sërish në istikamet e luftës për mbrojtjen e atdheut.
Ishte figurë unifikuese në momentet më të ndjeshme të politikës sonë të brendshme pas çlirimit, duke bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike si kryeministër i parë i Kosovës”./Insajderi.com