Presidenti Macron pret në takim kryeministrin Kurti

Presidenti Macron pret në takim kryeministrin Kurti

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur në takim të mërkurën, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Pallatin Elysee, njofton Insajderi.

Kurti është pritur me nderime të lartë shtetërore.

Një nga temat më të rëndësishme të diskutimit pritet të jetë dialogu me Serbinë.

Kjo është vizita e parë e Kurtit si kryeministër në këtë shtet, njëkohësisht takimi i parë i tij me presidentin francez, Macron.

Në këtë udhëtim Kurtin e kanë shoqëruar edhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi.

Franca ka qenë e involvuar direkt në zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Madje, në emër të saj po publikohen edhe disa “non-paper”, që ofrojnë “formula” mbi arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës e Beogradit. /Insajderi.com