Presidenti malazez thotë se mund të bëjë koalicion me Dritan Abazoviqin

Presidenti malazez thotë se mund të bëjë koalicion me Dritan Abazoviqin

President i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se mund të krijojë një koalicion me Lëvizjen Qytetare URA të Dritan Abazoviqit.

Ai këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Malit të Zi (RTCG).

Gjukanoviq ka theksuar se Malit të Zi i duhet një koalicion tjetër dhe që duhet të jetë më i gjerë.

Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi mundësinë e partneritetit të DPS-së me Frontin Demokratik.

“Në koalicionin e DF-së dhe Lëvizjes URA, shihet se mbizotëruese është DF-ja, që kanë një politikë nacionaliste dhe shoviniste. Ne nuk kemi asnjë partneritet me atë politikë”, ka thënë Gjukanoviq./Insajderi.com