Presidenti maqedonas nënshkruan ligjin për regjistrim

Presidenti maqedonas nënshkruan ligjin për regjistrim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas konsultimeve të bëra me ekspertë juridik, sot ka nënshkruar Dekretin për shpalljen e Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, viti 2021, njofton Insajderi.

Presidenti i vendit fqinj Pendarovski, pret që procesi i zbatimit të regjistrimit të mos politizohet, ndërsa të dhënat e fituarat të jenë në të mirë për zhvillimin e përgjithshëm, me çka do të mundësohet formulimi i strategjive afatgjate në pjesët vitale të shtetit.

Në ndërkohë VMRO dhe LSDM kanë vazhduar me akuza rreth ligjit për regjistrim.

Deputetja e VMRO-së, Ivanka Vasilevska, tha se ligji për regjistrim u miratua pa consensus ndaj përgjegjësinë për gjithçka që mund të ndodhë do ta mbajnë ata që e miratuan dhe ata që do ta realizojnë.

LSDM-ja i bën thirrje opozitës që të mos partizojë regjistrimin dhe të mos përfshijë qytetarët për përfitime partiake, sepse për të gjithë është e qartë se sa i rëndësishëm është ky operacion statistikor dhe sa e madhe është detyra e të gjithë qytetarëve të investojnë në zbatimin e tij.

Regjistrimi i popullatës në vendin fqinj është paraparë që të realizohet nga 1 deri më 20 prill. /Insajderi.com