Presidenti “me zemër e shpirt me kombëtaren e Kosovën”

Presidenti “me zemër e shpirt me kombëtaren e Kosovën”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka postuar në llogarinë e tij një dedikim për lojtarët e Kosovës që sonte luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte kërkon fitore dhe afrim tek hapi final i kualifikimit në Evropianin 2020.

Për këtë Thaçi i ka siguruar ata se “me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës në futboll”.

Mesazhin mbështetës presidenti e ka përcellur me një dëshirë për “fitore”.

Bashkë me shkrimin e shkurtër Thaçi ka postuar edhe një video inspiruese me imazhe të tifo-grupit Dardanët dhe lojtarëve të kombëtares./Insajderi.com