Presidenti Meta reagon për sulmin ndaj Lubonjës: Qoftë fake news

Presidenti Meta reagon për sulmin ndaj Lubonjës: Qoftë fake news

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me sulmin që i është bërë publicistit, Fatos Lubonja, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meta shpreson të jetë lajm i rrejshëm sulmi ndaj Lubonjës.

“Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake news për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!”, ka shkruar Meta.

Një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit.

Burime pranë Policisë së Shtetit, bëjnë me dije personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor. /Insajderi.com