Presidenti mund ta dërgojë në Kushtetuese mandatarin për kryeministër

Presidenti mund ta dërgojë në Kushtetuese mandatarin për kryeministër

Zyra e Presidentit të Kosovës ka bërë të ditur se është nën përgjegjësinë e Presidentit funksionalizimi i institucioneve kushtetuese.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, zyra e Presidentit të Kosovës ka thënë se ata janë të obliguar të ndërmarrin hapa të nevojshëm për ta përmbushur detyrimin kushtetues që ka kreu i shtetit.

“Ai është garantues i funksionimit kushtetues e demokratik dhe është i obliguar të ndërmarr çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur këtë detyrim të tij, duke mos përjashtuar edhe kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çdo paqartësi kushtetuese dhe ligjore në shërbim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja”, thuhet në një përgjigje për Gazetën Insajderi.

Kjo vjen pasi partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po e propozon mandatarin për formimin e Qeverisë edhe pas katër ftesave të dërguara nga presidenti Hashim Thaçi.  /Insajderi.com