Presidenti në detyrë priti në takim komandantin e KFOR-it, Franco Federici

Presidenti në detyrë priti në takim komandantin e KFOR-it, Franco Federici

Presidenti në Detyrë, Glauk Konjufca, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Franco Federici, njofton Insajderi.

Në kumtesën e presidencës thuhet se Federici ka përgëzuar Konjufcën për suksesin në zgjedhje, duke ofruar vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë për sigurimin e një ambienti të paqësor për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq, Konjufca, ka përmendur 24 marsin e vitit 1999, ku kujtohet ndërhyrja e forcave të NATO-s.

Në 22 vjetorin e bombardimeve ndaj caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, u.d. Presidenti Konjufca ka falënderuar komandantin Federici për kontributin e shtetit italian, forcave të NATO-s, por edhe ato të KFOR-it, të cilat ndihmuan për lirinë e Kosovës dhe po ndihmojnë edhe më tej në aspektin e sigurisë

“Në qershor të vitit 1999 ka ndodhur rikthimi i 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga regjimi serb. Ne kemi rilindur”, tha Konjufca.

Më pas, Konjufca ka bërë homazh dhe ka vendosur kurorë te monumenti i pllakës memoriale të ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. /Insajderi.com