Presidenti i Parlamentit Evropian: Luftëtarët e ISIS-it po kthehen në Ballkan

Presidenti i Parlamentit Evropian: Luftëtarët e ISIS-it po kthehen në Ballkan

Luftëtarë të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak janë duke u kthyer sërish në Ballkan, ka thënë sot Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani.

Tajani, i cili ka qëndruar sot në një vizitë zyrtare në Gorica të Sllovenisë ka ngritur alarmin rreth ardhjes në Evropë të luftëtarëve të ISIS-it.

Politikani italian ka përmendur edhe arrestimin e tre kosovarëve në Venecia disa javë më parë, raporton mediumi italian “Il Sole 24 Ore”.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rrezikun që vjen nga Ballkani, ku shumë luftëtarë të huaj janë duke ardhur nga Raka dhe Mosuli. Nuk është rastësi që tre persona të arrestuar në Venecia disa javë më parë ishin nga Kosova”, ka deklaruar Tajani.

Ai ka deklaruar se Evropa mund të jetë cak i sulmeve nga ISIS-i. /Insajderi.com